Realizojmë ëndrrën 100-vjeçare/ Rruga e re drejt inaugurimit, më e madhja...

Rruga e Arbrit një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore është drejt inaugurimit duke shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga Ura Fshat në Rrugën e Arbrit, një nga më të lartat në Rajon. 

"Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon! Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë jemi drejt fundit. Edhe pak durim dhe ëndrra 100-vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë”, tha Rama.