Shqipëria drejt BE/ Rama ndërton një tjetër kryevepër: Hapet brenda muajit...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga Lungomare 2 në Vlorë. 

Rama thotë se tashmë plazhi publik në këtë zonë bëhet me "5 yje" kurse shëtitorja do të përfundojë brenda muajit qershor.

“Kartolina nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me ‘5 yje’ aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë”, shkruan Rama.