"Shyqyr që e bëra"/ Ahmetaj zbulon bisedën me Ramën: "Ishte ora 1e30 e natës...

Ministri Arben Ahmetaj thotë që shqiptarët duhet ta shpërblejnë me votë punën e kryeministrit Rama.

Ahmetaj na ka treguar një situatë emocionuese të Edi Ramës i cili nuk ka fjetur në përpjekje për të siguruar vaksinën. 

"Kur kemi nënshkruar marrëveshjen për vaksinen ka qenë ora rreth 1 e 30 e natës, pashë kryeministrin tim që u përplas në kolltuk me sens çlirimi "shyqyr që e bëra". Ndaj e dua dhe e vlerësoj Edi Ramën. Janë momente shumë emocionale dhe te paharrueshme”, theksoi Ahmetaj.