Sondazhet e nxjerrin në limite/ Reagimi i bujshëm i Ramës: Lëreni këto por...

Kryeministri Rama ka dalë në konferencë për mediat duke folur për sondazhet pas përfundimit të procesit të votimeve. 

“Exit Pollet” e nxjerrin në limit Partinë Socialiste duke dalë mes 70-73 mandate. 

“Lëreni këto! Detyra e çdo vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë të numërojë çdo votë në kuti. Hamendjet, exit-pollet, pavarësisht se ne na japin forcë qeverisëse përsëri, i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është vetëm rezultati i kutive ai që vendos për qeverinë e re. Nesër dielli do të lindë përsëri dhe Shqipëria do të buzëqeshë”, tha Rama.