Të hiqet ora 20:00/ Hapet Shqipëria, Rama jep lajmin fantastik: Nga data...

Kryeministri Rama bëri sot me dije do të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill. 

Rama tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit, por kërkoi që “mos sabotojmë”. 

“Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritual është në orën 22:00. Unë mendoj se deri më datën 13 prill duhet të ketë një lëshim të orarit deri në 22:00 por nuk duhet të sabotojmë”, tha Rama.