Thyen "herësin" në Tiranë/ Emri i njohur nga socialistët futet direkt në Kuvend...

PS arriti të siguronte besimin e shqiptarëve për mandatin e 3-të, kurse në Tiranë socialistët morën 18 mandate.

Rreth 30 minuta më parë u njoftua se Fatmir Xhafaj ka marrë vota mjaftueshëm nga qytetarët e Tiranës për të thyer "herësin" dhe për tu ngjitur sipër në listën e fituesve. 

Xhafaj e ka kaluar bindshëm numrin 10 mijë të votave preferenciale, megjithëse janë edhe rreth 40 përqind e kutive për t’u numëruar, duke u ngjitur nga pozicioni i 23-të, direkt në Parlament.