“T’i harrojë lekët”/ Rama na tregon si do të veprojë me Becchettin, “Kemi nisur...

Kryeministri Rama ka folur për gjyqin e humbur të Shqipërisë me biznesmenin Francesco Becchetti. 

Rama tha se Becchetti nuk do të marrë asnjë euro nga buxheti i shtetit, ndërsa shtoi se italiani do të paguajë “një më një” dëmet që u janë bërë shqiptarëve.

“Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Dhe jo do i paguajë në rrugë gjyqësore. Unë jam nga ata që kur them çfarë nuk do lejoj të ndodhë, këtë nuk e luan topi. 110 milionë eurot e shqiptarëve, marifetçiu i paskrupullt t’i harrojë, ndërsa dëmet që i ka bërë Shqipërisë do i paguajë një për një”, tha Rama.