“Tropojanët nuk ka dhanë votën”/ Rama na habit të gjithë: "Nga inati unë do bëj...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Durrës, ku ka vizituar familjet që u janë ndërtuar shtëpitë, pas tërmetit. 

Rama nuk ka hezituar të ndalet sërish tek zgjedhjet. Kryeministri tha se tropojanët nuk u dhanë votën socialistëve, por ai kishte një premtim.

“Ata bashëqytetarët e juaj në Tropojë nuk na e dhanë votën, por ne do e bëjmë Tropojën lule. Unë kam edhe më shumë inat tani që nuk na dhanë votën” tha Rama.