Vajza me fustan rozë! Udhëtarja e parë në aeroportin e Kukësit. Rama e merr dhe...

Udhëtarja e parë nga Londra që ka prekur aeroportin e Kukësit, është një vajzë e vogël.

Veshur me fustan ngjyrë rozë dhe e mbajtur për dore nga nëna e saj, vogëlushja kapërcen një nga një shkallët e avionit dhe zbret në aeroportin e ri, një investim fantastik nga Qeveria Rama. 

Në sfond dëgjohet vallja e Kukësit, kurse Rama e puth vajzën në faqe e merr në krah dhe përshëndet me dorë të pranishmit. Rama tha se ky investim madhështor nxit turistët të vizitojnë Veriun e Shqipërisë.