“Zaho është mërzitur me mua”/ Rama: Më mungon, sot nuk e mora sepse ai...

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores së Partisë Socialiste shprehu një falenderim të madh për pjesëtarët e familjes së tij. 

Ai kujtoi dhe mbylljen e fushatës në Vlorë, kur në skenë u ngjit djali i tij i vogël Zaho. 

“Linda është guri që na mbledh në shtëpi, drita që na energjizon, grua shumë faleminderit. E dini përse nuk erdhi Zaho? Ishte pak i mërzitur, nuk pajtohet me faktin që unë i mora të gjitha votat, dhe ai nuk mori asnjë votë edhe pse bëri fushatë në Vlorë”, tha Rama duke qeshur.