“Sot shkruhet historia”/ Rama zbulon pse aeroporti në Kukës quhet “Zayed”, ishte...

Kryeministri Edi Rama ka treguar se përse aeroporti i Kukësit mban emrin “Zayed - Flatrat e Veriut”. 

Gjatë inaugurimin, Rama tha se emri Zayed vjen nga emri i Princit të Kukrorës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për kontributin që ka pasur ai si person në kohën kur nisi spastrimi etnik në Kosovë. 

“Pikërisht në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë. Në atë kohë këtu erdhi edhe Princi i Kurorës, Muhamed el Zayed, është i biri i sheikut Zayed, një prej burrave më të urtë. Ai me zgjuarsinë e tij ngriti atë që ne e njohim si Emiratet e Bashkuara. Ai bashkë me kryeministrin e Emirateve, erdhën këtu dhe sollën ndihma”- tha Rama.