A do të hiqet orari i mbylljes/ Rama zbulon çfarë vendimi jep Komiteti i Ekspertëve

Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit për punonjësit e transportit publik tek sheshi Skënderbej.

Rama ka zbuluar se nesër Komiteti Teknik i Ekspertëve do të heqë masat kufizuese dhe orarin policor.

"Nesër do të hiqet orari policor. Ambicia jonë këtë verë është për të pasur një sezon më të suksesshëm turistik sesa viti i kaluar", tha Rama.