Ambasada e Anglisë reagon pas dënimit të Llallës: Ky vendim tregon se...

Ambasada Britanike ka reaguar pas dënimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilin e dënoi me 2 vite burg dhe sekuestrim pasurie.

Ambasada përshëndeti vendimin e SPAK-ut duke thënë se aty kur ka vullnet, ka rezultat. 

"Mirëpresim vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit. Kjo tregon se, atje ku ka vullnet, reformat japin rezultat. Kur një sektor i drejtësisë funksionon siç duhet, askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në reagimin nga Anglia.