Amerika i ndalon hyrjen Sali Berishës e familjes së tij, vjen reagimi i parë nga PS

Pas shpalljes “Non Grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, ka reaguar Taulant Balla. 

Numri dy i Partisë Socialiste ka përshëndetur vendimin e Amerikës dhe pret që Drejtësia e Re të hapë çështje të tjera të bujshme si: Gërdeci dhe 21 janari.

"PËRSHËNDES VENDIMIN E AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS: Aktet e korruptuara të Sali Berishes kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Berisha dhe anëtarët e familjes së tij nuk lejohen te futen në SHBA”, shkruan Balla.