Amerika kundër Berishës/ Paralajmërimi i Braçes: 21 janari dhe Gërdeci, Saliu...

Amerika ditën e sotme shpalli “Non Grada” familjen e Sali Berishës. 

Zëvendëskryeministri Erion Braçe shkruan se pas këtij vendimi, i vijnë në mendje viktimat e 21 janarit dhe Gërdecit.

“SHBA i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Më vijnë në mendje: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec”, shkruan Braçe.