Armina nuk përfshihet në familjen e Saliut, befason me reagimin: Unë dua...

Armina Mevlani ka reaguar pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Bashkëjusja e Shkëlzenit thotë se ajo nuk përfshihet në "listën e zezë" të Amerikës. Blogerja thotë se i intereson vetëm shëndeti i njerëzve të saj dhe asnjë tjetër. 

"Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur. Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, shkruan Armina.