Baton Haxhiu paralajmëron ndryshimin, zbulon lëvizjet e Ramës mandatin e 3-të

Analisti Baton Haxhiu, u shpreh se gjatë 4 viteve të ardhshme qeveria “Rama” do të fokusohet tek realizimi i disa projekteve kryesore për zhvillimin e vendit. 

“Do të jetë mandati i përgjegjësisë maksimale. Hapja e derës për negociata do të ndodhë dhe kur hyn brenda ke dhe disa obligime. Objektivi është superfuqi energjetike në Ballkan. Fuqizimi i reformës në drejtësi që është detyrim. 

Tri porte, aeroporti i Vlorës, autostrada e Adriatikut, tuneli Sarandës dhe Llogarasë dhe pastaj rruga e Arbrit që do të përfundojnë gjatë mandatit të 3-të”, deklaroi analisti.