Deputeti socialist na befason të gjithë: Të hapen pikat e basteve, erdhi koha që...

Fidel Ylli i ka kërkuar kryeministrit Rama që në Shqipëri të hapen pikat e basteve sportive si në të gjithë Europën. 

Për tu habitur me guximin e deputetit socialist, i cili si duket është “yshtur” nga dikush të kritikojë qeverinë se nuk ka bërë mirë që i ka mbyllur. 

“Në të gjithë botën ka baste, në Angli ka baste, në Itali ka baste, u bë mirë për momentin që u mbyllën sepse ishin bërë si kërpudha, çdo tre metra një pikë bastesh. Tani ka ardhur koha që të hapen”, tha Fidel Ylli.