“Do ta bëj Shqipërinë kampione”/ Rama ka një kërkesë të rëndësishme për...

Kryeministri Edi Rama fton të gjithë studentët ekselentë që ta kontaktojnë. 

Rama është i gatshëm që të shkëmbejë opinionet, idetë, projektet dhe përfshirjen në punë gjatë mandatit të tretë.

“Më shkruani të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejt në punët e mëdha të Mandatit të Tretë’, njofton Rama.