Do të shkarkohet Ilir Meta? Taulant Balla bën deklaratën dhe zbulon çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. 

I pyetur nëse PS do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës, Balla tha se kjo vendimmarrje i përket Komisionit Hetimor. 

“Të gjithë në duhet të heshtim dhe duhet të jetë Komisioni ai që të sugjerojë vendimmarrjen e vet. Nëse Komisioni konkludon se shkeljet janë të rënda dhe hyjnë për shkarkimin e Metës do të shkarkohet. Nëse do të rekomandohet shkarkimi ne do të votojmë për shkarkim”, tha Balla.