"Do tu dhurojmë 5 mijë euro"/ Rama që në mëngjes jep mesazhin për emigrantët...

Kryeministri Rama ftoi bizneset e huaja të investojnë në vendin tonë.

Rama deklaroi se Shqipëria e mandatit të 3-të ka taksa të ulëta dhe fitime të sigurta, ndaj ftoi të gjithë emigrantët të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. 

"Vendi ynë ka potenciale në rritje dhe mundësi të mëdha investimesh në energji, bujqësi, veçanërisht në sektorin agroushqimor. Ndaj ftesa është për emigrantët shqiptarë qe të kthehen dhe të investojnë këtu, do të marrin 5 mijë euro shpërblim", tha Rama.