“Drejt fitores”/ Kryeministri Rama jep lajmin fantastik: Brenda muajit maj...

Kryeministri Rama mbrëmjen e sotme ka dhënë lajmin e shkëlqyer pasi brenda muajit maj në Shqipëri do të vijnë edhe 99 mijë doza të tjera vaksinash. 

Gjithashtu kryeministri, konfirmoi që brenda muajit qershor do të jenë vaksinuar mbi 1 milionë shqiptarë. 

“Të hënën do të mbërrijnë rreth 15 mijë vaksina ‘Pfizer’. Përgjatë muajit maj ne presim rreth 99 mijë vaksina të tjera nga kontratat që kemi lidhur me Covax, Pfizer dhe gjithashtu me Bashkimin Europian”, njofton Rama.