"E bëjmë realitet"/ Rama njofton shqiptarët: Rriten rrogat, ja kush përfiton...

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria e tij do ta mbajë premtimin, për të rritur pagat e mësuesve me 40%, brenda këtij mandati.

"Rritja e pagave për mësuesit 40% do i qëndrojmë deri në fund brenda këtij mandati. Ky është një lajm fantastik për familjet shqiptare.

Ne do të fusim anglishten që në klasën e parë. Këtë e bëjmë, që shqipja dhe anglishtja të jenë dy gjuhë, që të njihen nga fëmijët e Shqipërisë", tha Rama.