E Fundit/ Basha del kundër Amerikës, merr në mbrojtje Saliun dhe thotë që...

Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e Amerikës, e cila shpalli “Non Grata” Sali Berishën.

Basha bën thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që akuzohet Saliu. Por Luli i del kundër Amerikës kur thotë se gjatë qeverisjes së Berishës, Shqipëria bëri progres drejt integrimit. 

“U njoha me keqardhje me vendimin e sekretarit të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha. Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e demokracisë në vend”, shkruan Basha.