E Fundit/ Rama merr lajmin e shumëpritur për shqiptarët, BE në qershor...

Ditën e sotme, Shqipëria ka marrë një lajm të madh nga Bashkimi Europian.

Gazetari gjerman në Bruksel, Jack Parrock ka arritur të sigurojë të dhëna se në qershor, Komisioni Europian do të bëjë një lëvizje të shumëpritur për Shqipërinë.

“Lajm i Fundit: Komisioni Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë. Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE”, shkruan Parrock.