Ermali tregon prapaskenat me Ramën: Nuk donte të hipte në helikopter, sepse...

Aktori Ermal Mamaqi komentoi prapaskenat gjatë xhirimeve të filmit “I love Tropoja” ku në krah të tij shfaqet Edi Rama, i cili ka luajtur rolin e dajës në film. 

Ermali tha se kryeministri ftesën e tij për të marrë pjesë në film Rama e kishte pritur shumë mirë dhe gjatë xhirimeve ka qenë shumë bashkëpunues. 

Pjesa me helikopter është bërë me 3D, sepse kryeministri nuk donte të hipte, kushtet e sigurisë së helikopterit nuk ishin në nivelet e duhura për një kryeministër”, tregon Mamaqi.