Gjermania i jep "PO" të madhe Shqipërisë, sapo vjen lajmi i shumëpritur nga BE-ja...

Ministri gjerman për çështjet europiane, Michael Roth i ka kërkuar BE-së të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. 

Për Gjermaninë duhet sa më shpejt të përcaktohet data e konferencës së parë ndërqeveritare pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet. 

"Ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin për të filluar negociatat me Shqipërinë. Kushtet janë plotësuar”, tha Roth në konferencën për shtyp me Ramën.