"Hapet në korrik"/ Rama jep lajmin e rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë, thotë që...

Kryeministri Rama ka njoftuar se në korrik do të hapen regjistrimet për Akademinë e Re të Lidershipit.

Rama thotë se: "Kjo Akademi është për të rinjtë që duan të lexojnë, dinë të flasin, por edhe të dëgjojnë si dhe dëshirojnë të stërviten në grup për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit e vendimmarrjes".

Kushti i kësaj Akademie është që të rinjtë të mos jenë më pak se 16 vjeç po as më shumë se 26 vjeç. Ndër të tjera Rama thotë se kërkesa mund të ketë shumë për këtë Akademi, por ka pak vende të lira.