Keni makinë në shtëpi? Qeveria Rama jep njoftimin e rëndësishëm për kolaudimin

Shërbimi i kolaudimit të makinave do të nisë punën në të gjithë vendin të hënën më 31 Maj. 

Njoftimi i rëndësishëm: Fillimisht kontrolli do të nisë me mjetet e rënda, makinat që kanë ngelur në kolaudim dhe automjetet e regjistruara për herë të parë në territorin e Shqipërisë. Qeveria Rama u kërkon qytetarëve që të rezervojnë përmes e-Albania për të mos krijuar radhë. 

Tashmë kolaudimi do të bëhet njëherë në 2 vjet për të gjithë automjetet, por kontrolli do të jetë më i rreptë.