Kryeministri Rama del nga vetja: Ky është turp i BE-së, vendimi për...

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një ‘tuurp’ të BE-së mos-liberalizimin e vizave me Kosovën.

"Nuk di çfarë të besoj për liberalizimin e vizave, thjesht është turp për BE. Një turp i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm nga vendet e BE”- tha Rama. 

Kryeministri shtoi më tej se Kosova është marrë peng nga dinamika të caktuara të vendeve të Bashkimit Europian e se njohja e saj nga Serbia nuk sjell asgjë të keqe në rajon.