Kryeministri Rama del nga vetja: Ky është turp i BE-së, vendimi për të marrë...

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe çështjen e lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës në vendet e BE. 

Për këtë çështje, Rama u shpreh se Bashkimi Europian e ka marrë peng Kosovën. 

"BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është Kosova e një loje shahu, ku një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtarë ta mbajë peng. Për këtë, shtetasit e Kosovës nuk lëvizin të lirë në BE. Kjo është e turpshme, por nuk kemi se çfarë t’i bëjmë”, u shpreh Rama.