Lajm i Fundit/ I doli video-përgjimi, SPAK trondit LSI-në. Kërkon arrestimin e…


SPAK i ka bërë kërkesë Policisë për të arrestuar kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit. 

Bëhet fjalë për Etion Jokën që u shfaq në një video-përgjim duke blerë vota. Joka renditej i 22-ti në listën e LSI për qarkun e Tiranës kurse të gjitha rastet për manipulim, identifikohen si "vota të blera nga LSI". 

“Ti merr lekët, më jep votën. Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohej të thoshte Joka në video.