Lajmi i Fundit/ PD-ja shkon në zgjedhje, ja data kur do zgjidhet kryetari i ri

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje më 13 qershor. 

Gazment Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve. 

Lulzim Basha do të rikandidojë për postin e kryetarit, ndërsa një emër tjetër i konfirmuar është edhe Fatbardh Kadilli. Mbledhja e Kryesisë së PD u zhvillua me debate të forta me Fatbardh Kadillit dhe Lulzim Bashës.