Marrëveshja me Italinë, ja DATA kur ligji hyn në fuqi për emigrantët shqiptarë...

Kanë përfunduar procedurat nga qeveria italiane, lidhur me njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kjo marrëveshje, u miratua më 17 mars nga qeveria Rama dhe do të hyjë në fuqi më 12 korrik 2021. 

Të gjithë shtetasit shqiptarë që janë pajisur me leje drejtimi në Shqipëri do të mund të bëjnë konvertimin e patentës në Itali, pa pasur nevojë që të kryejnë prova për teorinë apo praktikën.