Më në fund/ Ka lajme të mira për të moshuarit, “do të rriten pensionet për...

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo e cila fitoi mandatin e deputetes nën siglën e PS-së ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit. 

Bozo tha se ka një plan për rritjen e pensioneve dhe angazhimin e të moshuarve duke u bërë të dobishëm në sektorë të ndryshëm. 

“Janë disa pensione që janë tepër të ulëta, ne do të përpiqemi t’i rritim për disa kategori. Me aq sa marrin një pjesë të pensionistëve, nuk ia dalin. Rimbursimi i ilaçeve është kryesore, duhet cilësi e mirë për ilaçet që futen në Shqipëri”, tha Bozo.