“Mezi po përmbahet që ta thotë”/ Rama vendos në siklet ambasadorin e BE-së...

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, inspektoi punimet në shkollën “Sherif Dervishi” në Durrës.

Me shaka, Rama iu drejtua Sorecës duke i thënë se është gëzuar që Juventusi humbi kampionatin. 

Rama: Luigi është…mezi po përmbahet të thotë se humbi Juvja kampionatin. Je i lumtur për Interin. 

Soreca: Joo, joo kush e thotë këtë!