Në hotel me Ramën.| Moderatorja shqiptare e thotë troç: Gjithë ditën do bëja...

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere është bërë pjesë e rubrikës “Në hotel me…” 

Ndër personazhet e zgjedhur ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe e pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte në një shtëpi me kryeministrin ajo është përgjigjur: 

"Me Edi Ramën maksimumi gjithë ditën do të bëja ndeshje basketbolli, se për gjëra të tjera kam frikë të bëj edhe të komentoj. RAMA është zotëri burrë, por me 3 pikësha ja marr”, është shprehur Xhensila.