"Nga Veriu në Jug për 3 orë"/ Rama: Investim për Shqipërinë drejt Europës!

Rruga Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu do të jetë e aksesueshme brenda 3 vitesh.

"Me këtë aks do të ndodhë një transformim kolosal nga Veriu ne Jug të Shqiperise. Që nga Morina në Fier do të udhëtohet vetem për 3 orë. Për të shkuar në Fier e Vlorë do të përdoret bypass i ndërtuar së fundmi. 

Nëse do të hysh thellë në rrugën turistike të Vlorës, do të jetë tuneli në Llogara dhe kështu të gjithë ata që nisen nga Prishtina apo Tirana për të shijuar Jonin do të shkurtojnë shumë kohë", tha Rama.