“Nuk më ka uruar fitoren”, Rama bën deklaratën e papritur, ja si reagon Gjinushi

Edi Rama ka theksuar se Akademia e Shkencave po kthehet në një institucion i pavarur. 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk ka ngurruar që të thumbojë, Skënder Gjinushin i cili dikur ka qenë aleat i PS-ës. 

“Skënder Gjinushi nuk më ka uruar fitoren e zgjedhjeve. Ai ka menduar edhe për ata anëtarë të Akademisë që kanë janë të pakënaqur se kam fituar zgjedhjet. Kur u arrit edhe depolitizimi i Skënder Gjinushit, e ardhmja e Akademisë është e sigurt” – tha Rama. Ky reagim është shoqëruar me reagimin e Gjinushit, i cili ka buzëqeshur ndaj kësaj ironie.