Numërohen votat/ Dy femra tërheqëse, ja kush fiton mes Gridës dhe Belindës

KQZ ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me votimin e kandidatëve në qarkun e Tiranës. Mandatet në kryeqytet u ndanë në 18 mandate për PS, 15 për PD dhe dy për LSI-në. 

Belinda Balluku është kandidatja e preferuar e shqiptarëve e cila ka marrë mbi 15 mijë vota, teksa ka një diferencë me ministren tjetër socialiste, Elisa Spiropali që ka marrë 8.092 vota. 

Nga demokratët, gruaja më e votuar është Grida Duma me rreth 8.700 vota.