Pas mësuesve e mjekëve/ Rama merr vendim: Rriten rrogat, ja kush përfiton...

Pas mësuesve dhe bluzave të bardha qeveria shqiptare ka menduar rritje pagash për një tjetër kategori.

Bëhet fjalë për rritjen e pagave ndaj punonjësve të policisë së burgjeve, ndërsa lajmin e ka dhënë kryeministri Rama dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 

Vendimi i ri i Qeverisë përfshin rritje rroge për çdo 1 vit/vjetërsi, transport nëpërmjet përfitimit të kompensimit të udhëtimit nga 36 km, pagesa për shpenzimet e qirasë kur komandohet jashtë vendbanimit dhe trajtim me ushqim pa pagesë.