Për herë të parë në Shqipëri/ Rama njofton që në mëngjes arritjen e madhe...

Për herë të parë, Shqipëria ka krijuar tregtimin e energjisë së tepërt që prodhohet nga parku energjetik i Karavastasë dhe ai i Spitallës. 

"Kemi krijuar bursën e parë energjetike shqiptare, Aplex, e cila është fakt dhe operatorët janë aktiv. Kjo është një bursë që do të mbështetet me nga likuiditete energjetike që do të hidhen në rrjet dhe këto do të vijnë nga krijimi i parqeve energjetike si ai Karavastasë që e kemi dhe atë të Spitallës”, njofton Rama. 

Kjo arritje do të përkthehet në më shumë të ardhura financiare për qeverinë shqiptare.