"Përfundojnë 7 tunelet".| Rruga e re drejt fundit, shkurton kohë për të shkuar në...

Kanë mbetur vetëm detajet e vogla nga vepra e madhe Kombëtare e realizuar nga qeveria Rama, Rruga e Arbërit. 

Punimet janë drejt fundit në aksin e ri që do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme distancën nga Tirana në Dibër. 

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit. Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet”, shkruan Rama. Rruga e Arbrit ka 7 tunele dhe ndërtimi i saj me një gjatësi rreth 74 km, një korridor lidhës që pritet të përfundojë brenda pak ditësh.