PS-ja humbi në Kamzë/ Rama bën deklaratën e papritur: Mandatin e 3-të, ne do të...

Kryeministri Rama ka shkuar sot në Kamëz në dy familje që kanë përfituar nga skema e rindërtimit të banesave. 

Megjithëse PS-ja humbi në Kamëz, Rama deklaroi se gjatë mandatit të tretë do t'i shkojë punëve deri në fund pavarësisht për cilën parti votuan shqiptarët. 

“Gratë më besojnë mua. Nuk më besojnë burrat. E di pse më besojnë gratë se e dinë se çfarë është puna, kurse burrat i dinë kollaj gjërat. Në Kamëz ashtu si në gjithë Shqipërinë kemi bërë detyrën dhe do ta bëjnë deri në fund të mandatit të 3-të”, tha Rama.