Pse po hesht Meta? Sali Berisha jep përgjigjen pasi vendimit të Amerikës

Presidenti Ilir Meta, një nga bashkëpunëtorët e Berishës nuk ka reaguar në lidhje me vendimin e Amerikës për të shpallur “Non Grata” Saliun.

I pyetur për heshtjen e Metës, Berisha tha se kjo është normale dhe nuk ka pse të reagojë dhe se ai prononcohet vetë për rastin. 

"Është normale që Ilir Meta të mos prononcohet për këtë rast dhe nuk ka pse e bën. Unë prononcohem vetë siç dhe e shikoni", tha Berisha.