"Qeveria u jep lekë shqiptarëve"/ Rama na tregon: Ja kush përfiton nga skema...

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Shijak ku ka treguar ndihmën ndaj fermerëve përmes fondeve të akorduara nga AZHBR. 

Rama ka premtuar se kjo nismë rrit fuqinë ekonomike që të investojnë të gjithë fermerët.

"Fondet kanë ndihmuar ekonomikisht fermerët duke krijuar një platformë të re për bujqësinë. Qeveria shqiptare u jep lekë në dorë të gjithë fermerëve që kanë dëshirë për të investuar në bujqësi. Mjafton të aplikojnë në AZHBR dhe do të marrin 70% të kapitalit që investuan”, tha Rama.