Rama bën lëvizjen urgjente, zbardhet çfarë po ndodh tani në zyrën e Kryeministrit

Edi Rama po zhvillon në Kryeministri një takim urgjent me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën. 

Rama ka kërkuar të përshpejtohen procedurat për shkarkimin sa më parë të Ilir Metës që përdor zyrën e Presidencës për interesat e LSI-së. 

Socialistët janë në pritje të raportit final për shkarkimin e Metës, ndërsa votimi do të ndodhë përpara muajit korrik. Gjithashtu u diskutua edhe shpallja "Non-Grata" e Sali Berishës pasuria e të cilit do të hetohet nga SPAK-u.