Rama jep njoftimin e rëndësishëm për bizneset, "Në Shqipëri për herë të parë...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti në Shqipëri do të krijohet një Komiteti i Përbashkët me Dhomat e Tregtisë.

Sipas tij, ky komitet pritet t’i japë komuniteteve të biznesit të huaj dhe vendas një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë. 

"Krijimi së shpejti i Komitetit të Përbashkët me Dhomat e Tregtisë do t’i japë komuniteteve të biznesit vendas e të huaj, një mundësi më shumë për të forcuar partneritetin me qeverinë”, shkruan Rama.