Rama që në mëngjes na tregon ndryshimin e madh, SOT në Shqipëri mbërrin...

Edi Rama e ka nisur ditën duke dhënë lajmin e shkëlqyer pasi në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 14 mijë vaksina nga kompania Pfizer. 

Falë vaksinimit masiv, Kryeministri na tregon ndryshimin e madh që ka pësuar Shqipëria me lehtësimin e spitaleve dhe uljen e rasteve të reja.

“Në aeroportin “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, brenda muajit qershor vaksinojmë mbi 1 milionë qytetarë”, njofton Rama.