Saliu “Peshku i Madh”? Rama flet për herë të parë pas vendimit të SHBA. Befason...

Edi Rama është pyetur sot për herë të parë për shpalljen “Non Grata” nga SHBA të Sali Berishës.

Kryeministri është përgjigjur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, duke thënë se nuk ka kohë të merret me Saliun pasi ka shumë punë për të bërë.

Sali Berisha? “Jam 100% i fokusuar te punët, nuk kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës, nuk kam kohë të merrem me Saliun. Jam shumë i vendosur që të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit, koha e telenovelave politike duhet shmangur. Për mua nuk ka rëndësi Saliu por sa vaksina kryhen, sa përparojnë kantieret e rindërtimit” – tha Rama.